Në rubrikën “Opinion” në News24 një nga çështjet e diskutuara ishte ajo mbi zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, përjashtoi mundësinë e koalicioneve apo aleancave me parti të tjera.
Madje Qori solli si shembull atë të Vetëvendosjes në Kosovë, e cila sipas tij, e çau vetë sistemin, pa bërë aleanca. Por Ergys Mërtiri i tha se duke mos hyrë në një koalicion, atëherë do të ketë fragmentarizim të votave dhe nuk mund të rrëzohet sistemi sikundër pretendoni.
Diskutimet
Mërtiri: Bëni koalicion për të rrëzuar këtë sistem, pasi duke mos u bashkuar fragmentarizoni votën dhe nuk mund të fitoni. Ju kompromentoni idenë që keni.
Qori: Çdo kryetar partie, përveç meje, do që të jetë deputet. Ne kemi 6 mijë anëtarë si parti, pres rezultate të mira në zgjedhje. Bashkohen shumë njerëz rreth një programi dhe disa idealeve. Kusht për bashkëpunimin është karakteri. Duhet të kesh një guxim shumë të fortë. Keni rastin e Vetëdendosjes në Kosovë, e cila çau vetë si parti.
Mërtiri: Kosova është shumë më ndryshe nga ne, përfshi edhe sistemin zgjedhor. Edhe Albin Kurti bëri aleanca, kini parasysh për Bashkinë e Prishtinës. Ai bëri aleanca.