Sipas kompanive të antivirusëve, në aplikacionin Facebook Messenger po qarkullon një malware i ri, i cili ju prek të dhënat tuaja personale.

Në inbox-in tuaj mund t’ju vijë një mesazh i ngjashëm me t.cn, emrin e përdoruesit dhe fjalën video, shkruan TechSot.

Drejtuesi i Kaspersky, David Jacoby ka shpjeguar se ky virus ju drejton në një link që më pas detyroheni ta shkarkoni në sistemin operativ të telefonit tuaj.

Edhe Avira e ka publikuar këtë lajm në faqen zyrtare të Twitter. Ekspertët kanë deklaruar se virusi po përhapet me shpejtësi dhe krijuesit e tij po marrin të dhëna të llogarive personale Facebook gjithnjë e më shumë.

Kjo po e ndihmon virusin të ushqeje vetveten dhe të përhapet me shpejtësi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: