Pas eksperiencës së kaluar me Covid-19, aktori i famshëm Tom Hanks po u kërkon njerëzve që të bëjnë pjesën e tyre në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

“Ideja për të bërë një pjesë tuajën duhet të jetë kaq e thjeshtë,” tha aktori 63-vjeçar në emisionin “TODAY”. Për Hanks kjo ishte intervista e tij e parë në televizion që pas rikuperimit nga Covid-19.

“Mbani një maskë, ruani distancën sociale, lani duart tuaja. Kjo do të thotë që ju po kontribuoni në përmirësimin e shtëpisë tuaj, punës tuaj, qytetit tuaj, shoqërisë tuaj si një e tërë dhe është një gjë kaq e vogël,” tha Hanks.

Aktori 63-vjeçar dhe gruaja e tij, Rita Wilson, rezultuan pozivit me Covid-19 në mars. Sa për betejat e tyre meme virusin, Hanks i tha ‘The Guardian’ se ai dhe gruaja e tij kishin “reagime shumë të ndryshme”.

“Gruaja ime humbi ndjesinë e shijes dhe nuhatjes. Ajo kishte vjellje dhe shumë ethe. Unë isha shumë i lodhur gjatë gjithë kohës dhe nuk mund të përqendrohesha në asgjë për më shumë sesa rreth 12 minuta, “i tha Hanks gazetës britanike.

Pas rikuperimit, Hanks ka dhuruar plazma me shpresën se do të përdoret për studime në trajtimin kundër Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: