Selfie-t” janë kthyer në një sensacion por një studim ka treguar se fotot e shkrepura me kamerën e përparme nuk na nxjerrin dhe aq mirë sa dukemi. Studiuesit nga Universiteti i Teksasit kanë zbuluar se selfie-t shtrembërojnë fytyrën, duke e bërë hundën të duket më e madhe.

Në studim morën pjesë 30 vullnetarë për të eksploruar se si selfiet ndikojnë në paraqitjen e tipareve të fytyrës. Ata bënë tre fotografi, dy të përdorura nga një kamerë e përparme 30 dhe 45 cm nga fytyra dhe një e shkrepur me një aparat fotografik në një distancë prej 1.5 metrash.

Të treja fotot janë realizuar në të njëjtin vend ulur dhe në të njëjtat kushte ndriçimi. Rezultatet treguan se fotot selfie shtrembëruan ndjeshëm tiparet e fytyrës së pjesëmarrësve. Mesatarisht, hunda dukej më e gjatë dhe e gjerë krahasuar me fotot e bëra me kamerën dixhitale. Gjatësia e mjekrës zvogëlohej në fotot selfie.

  • foto galeri

Sipas studiusve, selfiet kanë rritur dhe kërkesat për të bërë ndërhyrje në hundë. Dr Bardia Amirlak, e cila drejtoi studimin, tha: “Ekziston një lidhje e theksuar midis shtimit të fotografive selfie dhe një rritje të kërkesave për rinoplastikë, veçanërisht në mesin e pacientëve më të rinj”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: