Beniada Nishanit ka folur sot për paraqitjen e saj në emisionin Tiki-Taka i cili transmetohet në gjigantin italian Mediaset. Përballë Piero Chiambretti, Beniada dha disa ditë më parë një intervistë të sinqertë dhe ka zbuluar detaje që publiku italian mund të mos i dinte për të. “Tiki Taka” i dedikohet sportit dhe mbledh çdo të hënë ekspertët dhe gazetarët më të mirë nga fusha e sportit dhe jo vetëm.

Në një intervistë për “Wake Up” në Top Channel, modelja zbuloi se ka patur emocione më shumë se çdo herë të tjetër. Ndërkohë, shtoi se i ka marrë gjërat avash-avash dhe jo me vrull.

“Është një periudhë shumë e bukur. Më ftuan te Tiki-Taka një nga programet më të ndjekura. Bëra dhe një photo-shooting. Kam qenë edhe herë të tjera në Mediaset. Italia ka një energji të paparë. Takova miqtë e mi. Kur më thirri moderatori mu drodh trupi për herë të parë. Ishte një moment magjik. Nuk dua ta marr me vrull të madh. Fama e momentit mund të duroj disa muaj dhe pastaj vjen Big Brother tjetër. Avash-avash.” – u shpreh ajo.

Beniada është bërë pjesë e rubrikës “N’trip” në “E diell” ku teksa udhëton në vende të ndryshme me Argjira Spancën interviston edhe figura publike. Ajo përmendi Donaldin si një nga personazhet që do donte ta kishte në emision teksa kur u ‘ngacmua’ nga Isli Islami se ai mund t’i thotë “Jo’, Beniada kishte gati ‘paralajmërimin’ publik për Donaldin:

“Ka qenë super lojtar, super njeri. Po më tha “Jo” ia pres veshët. Banorët që nuk i kam njohur ose nuk kam patur lidhje nuk do i ftoja.”

Donaldi që pas daljes nga Big Brother VIP” nuk është shfaqur në asnjë emision. “Panorama Plus” ka mësuar së fundmi se ai dhe Romeo po përgatisin emisionin e tyre “Më lër të flas” që do jetë “Prime Time” dhe pritet të fillojë muajin e ardhshëm. Sakaq, Donaldi ka bërë me dije së fundmi se po përpiqet të rikthehet me Borën dhe se i ka kërkuar falje.

Nga ana tjetër, Beniada arriti përmes “Big Brother Vip” ëndrrën për tu bërë pjesë e ekranit shqiptar. Qëkur ishte brenda në shtëpinë e famshme, asaj iu ofrua posti i moderatores në “Procesin Sportiv” dhe më pas në “E diell”. Kështu ka nisur një jetë e re për modelen, e cila ka lënë përfundimisht jetën në Itali, duke u zhvendosur në Tiranë, ku mund të jetë më pranë punëve dhe projekteve të shumta që e presin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: