LUSHNJË- Dy të reja janë arrestuar nga policia në Lushnjë për vjedhje në shuma të konsiderueshme lekësh më shumë se një herë në hipermarketin ku punonin.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetaset:

1. Sonila Gjoshi, 24 vjeçe, banuese në Lushnje.
2. Eriselda Manati, 28 vjeçe, banuese në Lushnje.

Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë pasi duke punuar si shitëse në rrjetin e Hipermarketeve dhe konkretisht në Hipermarketin nr.2 në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh në kasë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” më shumë se njëherë parashikuar nga Nenet 135 e 50 gërma “h” të Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: