Reali Madrid mbeti i shqetësuar të dielën për praninë e aq shumë tifozëve “blugranë” në “Santiago Beranbeu” dhe për këtë nisi një hetim. Si rezultat, klubi ka bërë të ditur se u janë hequr abonetë 357 tifozëve me abonime vjetore të cilët duket se nuk ishin aq të apasionuar pas “galaktikëve”, raporton “Sport Diario”.
sport diario
Në fakt, gjatë ndeshjes bëri shumë përshtypje se në “Santiago Bernabeu” kishte shumë mbështetës të katalanasve të shpërndarë nëpër stadium dhe vetë Mesi festoi para disa prej tyre në momentin e shënimit të golit të fitores. Reali ka kërkuar nëpërmjet videove mbajtësit e aboneve për ato vende dhe ka zbuluar se shumë persona ua kanë dorëzuar vendin e tyre personave të tretë që mbështetnin rivalët e përjetshëm.

Sot, klubi doli me komunikatë për të bërë të ditur se ndalohej në mënyrë të rreptë “huazimi” i vendeve të abonuara, ndërsa ishin marrë masa disiplinore ndaj shkelësve.

Klubi bëri të ditur se organet disiplinore që funksiononin brenda tij kishin hapur hetimet për 1450 mbajtës abonesh pas “El Clasico”, ndërsa si fillim ishte ndërmarrë masa për 357 të tillë, duke ia tërhequr këtë abonim pasi kishin thyer rregullin e mësipërm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb