TREVISO

Policia italiane në Treviso zbuloi një rrjet të shpërndarjes të trafikut të drogës, të llojit marijuanë, duke arrestuar disa persona, shqiptarë.

Të prangosur janë dy të rinj, të moshave 26 dhe 24 vjeç, si dhe një 42-vjeçar. 42-vjeçari u la në arrest shtëpie, ndërsa çifti m i ri në moshë nuk u paraqit në gjykatë, pasi ata mundën të ikin përmes autostradës me makinë, shkruajnë mediat italiane.

Policia kontrolloi banesat e shqiptarëve dhe gjeti në to para të gatshme, por edhe marijuanë. Forcat policore sekuestruan paratë dhe lëndën narkotike.

Ata tashmë janë në kërkim të çiftit, të cilët pas kapjes, do të duhet të paraqiten përpara gjykatës, që të mund të njihen me masën e sigurisë në ngarkim të tyre. Trafiku i drogës bëhej kryesisht në një shesh të qytetit të Trevizos.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb