Rafa Benitez pohon se është i lumtur te Napoli dhe do të zhvillojë biseda për të ardhmen e tij. Ish-menaxheri i Liverpoolit do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe ende nuk është futur në negociata të reja me klubin. Megjithatë Benitez thotë se ai do ta diskutojë të ardhmen me presidentin Aurelio De Laurentiis në pranverë dhe është i bindur se nuk ka biseduar me asnjë klub tjetër. “Kam qenë i qartë – do të bisedoj me presidente brenda dy ose tre muajsh”, ka thënë ai për Rai Sport”. “Jam i lumtur këtu, dua të nxjerr më të mirën nga çdo ndeshje dhe nuk kam absolutisht asnjë skuadër të rregulluar për të ardhmen, çfarëdo qofshin spekulimet”, ka shtuar spanjolli. Napoli mbrëmë eliminoi Udinesen nga Coppa Italia pas gjuajtjes së penaltive (5-4), pasi ndeshja e rregullt përfundoi me barazim 1-1 dhe vazhdimet me rezultat 2-2.
(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: