Edhe pse Papa Françesku ka 3 ditë që ka ndërruar jetë, Izraeli vetëm sot zyrtarisht ka shprehur ngushëllimet e tij Vatikanit dhe të gjithë katolikëve.

“Shteti i Izraelit i shpreh ngushëllimet më të thella Kishës Katolike dhe komunitetit katolik botëror për vdekjen e Papa Françeskut. U prehtë në paqe.” Kështu shkruhet në një postim ngushëllimi të publikuar në “X” nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, 3 ditë pas vdekjes së Papa Françeskut.

Ndërkohë, shumë vende të tjera, madje përfshi edhe ato me popullsi muslimane, që në ditën e parë shprehën ngushëllime për ndarjen nga jeta të kreut të Vatikanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb