KAVAJE- I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljet e konstatuara, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për B.Kananin, 29 vjeç, banues Kavajë.

Të njëjtat burime theksuan se sot, në unazën e Kavajës, shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë të riun, i cili konstatuar duke bërë gara me shpejtësi me automjetin tip ‘Volkswagen’.
IMG_7613
Fill pas kësaj ngjarje, 29-vjeçarit i është komunikuar shkelja e konstatuar, ndërsa ai më pas ka tentuar ti japë 3500 lekë të reja punonjësit të Policisë, për tj’u shmangur masës administrative.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb