PARIS

Policia franceze qëlloi të premten një burrë, i cili disa minuta më parë kishte vrarë një mësues të shkollës së mesme, duke ia prerë fytin në rrugë në një periferi të Parisit, thanë forcat policore të premten.

Mësuesi u kishte treguar nxënësve karikaturat e tij në klasë me Profetin Muhamed, të cilat konsiderohen nga myslimanët si blasfemi, sipas një burimi policor, raporton Reuters.

Prokurori anti-terror i Francës tha se po hetonte sulmin, i cili ndodhi në Conflans Sainte-Honorine, një periferi në veri-perëndim të Parisit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Agresori i dyshuar u pa nga një patrullë policie ndërsa mbante një thikë në një distancë të shkurtër nga vendi i sulmit. Sipas zëdhënësit të policisë, policia qëlloi të dyshuarin për vdekje.

Një burim policor tha se dëshmitarët kishin dëgjuar agresorin të bërtiste “Allahu Akbar”, ose “Zoti është më i Madhi”. Zëdhënësi i policisë tha se informacioni po kontrollohej.

Një burim tjetër i policisë gjithashtu tha se viktimës i ishte prerë koka, por kjo nuk u konfirmua.  Mësohet se mësuesi jepte lëndën e historisë.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb