Një avion është rrëzuar në aeroportin e Heraklion para disa ditësh.

Ngjarja ka ndodhur më 27 janar, ku avioni Bombardier CL-600-2B16 Challenger 604, i kompanis Volare Aviation, që vinte nga Britania për në Kretë, ka pasuar aksident pak para uljes. Sipas mediave të huaja, disa sekonda pas uljes, pjesa e përparme e avionit u rrëzua duke bërë që të zvarritet në pistë.

Ekuipazhi ka reaguar me qetësi, avioni është imobilizuar pa asnjë problem tjetër, ndërsa asnjë nga shtatë pasagjerët në bord nuk është lënduar.

Mjetet e Shërbimit Zjarrfikës të Aeroportit janë gjetur menjëherë në vendngjarje, por pa pasur nevojë të ndërhyjnë.

Mbetet e paqartë arsyeja përse lajmi u raportua me kaq vonesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb