VERONA

Karabinierët në Verona kanë arrestuar një 27-vjeçar, i cili akuzohet se ka grabitur disa shtëpi në Verona, ndërsa iu shtuan edhe akuza për dëmtim e rezistencë ndaj zyrtarëve policorë.

Shqiptari qëndronte në shtetin italian, edhe pse leja e tij në vendin fqinj kishte mbaruar ligjërisht. Hetuesit thanë se shqiptari me inicialet G. G., u ndalua të dielën e kaluar më datë 11 gusht, pranë pallatit të Verona Est, pas një hetimi të hollësishëm.

Ai aktualisht është në burg, pasi është vërtetuar ndalimi, dhe do të duhet të përballet me akuza për “marrje të sendeve të vjedhura”, “rezistencë ndaj një zyrtari publik” dhe “dëmtime të tjera”, shkruajnë mediat italiane.

Arrestimi i shqiptarit  ka ardhur pas denoncimeve të banorëve në Verona, që kanë thënë se dikush hynte e grabiste banesat. Pasi policët kanë parë pamjet në kamera të vjedhjes së banesave, kanë marrë masa dhe kanë prangosur të riun.

Dyshohet se shqiptari ka pasur edhe bashkëpunëtorë në grabitje dhe po punohet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb