Administratorja e pallatit në Astir ku ra zjarri ka treguar detaje rreth ngjarjes së rëndë, ku një 62-vjeçare humbi jetën pasi tentonte që t’i shpëtonte flakëve, duke u hedhur nga ballkoni.

Në një intervistë për gazetaren e ‘News24’ Ida Ismalaj, administratorja, njëkohësisht banore e këtij pallati tha se kur ishte zgjuar në 6 pa cerek të mëngjesit shtëpia e saj ishte mbuluar nga tymi. Në përpjekje për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, ka dalë në ballkon për të parë se çka po ngjante, ndërsa ka parë se në katin e tretë kishte rënë zjarr.

Ajo tha se 36-vjeçari Klodjan Osmanaj ka qenë gjithmonë problematik në këtë pallat, pasi bënte sherre dhe hidhte sende nga ballkoni. Administratorja tha se si fillim nga ballkoni u hodh Hava Osmanaj dhe më pas i biri, i cili ndodhet i plagosur në spital. Po ashtu ajo pohoi se në spital ndodhen dhe disa banorë të katit të katërt, që kanë marrë djegie dhe janë asfiksuar nga tymi i madh.

Ku ndodheshit kur ra zjarri?
Ndodha në shtëpi. Rreth orës 6 pa çerek të mëngjesit po shihja që kishte tym. Jetoj në katin e 9 dhe pashë që në katin e tretë kishte flakë. S’na linte tymi që të hapnim derën ne në kat të 9. Si administratore komunikova me banorët dhe më thanë se kishte rënë në katin e 3. Aty ma mori mendja se e ka bërë ai. Mora policinë në telefon, por nuk po na e hapte.

Ishte problematik?
Po po ishte problematik. Unë si administratore e pallatit e kam njoftuar 5-6 herë në telefon. Është bërë ai numri im i telefonit atje si 0900. Policia, shteti e ti këtë mirë, se janë të dokumentuara. Para një jave ka qenë policia këtu bashkë me ambulancën se nuk e morën dot. Ishte kthyer në shqetësim. Bërtiste, bënte sherr. Dilte në ballkon, gjuante me shishe uji, me ça të kishte. E kemi raportuar disa herë. Kam kontaktuar dhe me familjen e tyre, me ish-burrin e saj, dhe më thoshin; nuk kemi ça të bëjmë. Atëherë i jam drejtuar policisë.

Keni dëgjuar ndonjë thirrje për ndihmë?
Kam qenë në krahun matan. Por nuk mundeshin dot se shtëpia ishte mbuluar nga flakët. Banori që është sipër, në kat të katërt, nuk fliste dot se ishin asfiksuar nga tymi. Dhe ata të katit të katërt ndodhen në spital në gjendje të rëndë, Janë shtruar te Plastika. Kanë marrë djegie dhe asfiksi.

Kush u hodh i pari nga ballkoni?
Si fillim u hodh nëna dhe më pas nëna. Banorët morën policinë. Nuk mundeshin dot të ndërhynin. Policia dhe ambulanca është vonuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: