ANGLI – 27-vjeçarja Louise Cook po paguan shtrenjtë gabimet e rinisë së saj, pasi fiksimi për të patur një lëkurë më të errët po i kushton jetën.

Louise është nënë e tre fëmijëve të vegjël dhe mjekët i kanë dhënë vetëm tre javë jetë, pasi kanceri i lëkurës që i është shkaktuar nga solari, ka përparuar shumë dhe tashmë nuk mund të bëhet asgjë për ta shpëtuar.

27-vjeçarja nga Thetford i Mbretërisë së Bashkuar tregon se bënte solar 3 herë në jave dhe më pas iu shfaq një nishan në kurriz. Rezonanca magnetike konfirmoi diagnozën e tmerrshme: Lëkura e saj ishte prekur nga kanceri.

“Isha e re dhe naive. Tani duhet ta paguaj mendjelehtësinë me jetën time, por ama refuzoj që kanceri të më asgjësojë gjatë kohës që jam ende në këtë botë”, – deklaroi Louise.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb