Një makinë është përfshirë nga flakët në Fier dhe për pasojë është shkrumbuar. Ngjarja ndodhi në Portëz.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti tip ‘Benz’ me targa AA 002 IR ka marrë flakë në ecje, ndërsa shoferi ka arritur që të zbresë në kohë nga mjeti, duke shpëtuar mrekullisht pa lëndime.
Pas sinjalizimit për zjarrin, forcat zjarrfikëse pasi mbërritën në vendin e ngjarjes kanë arritur të shuajnë flakët.

Makina është dëmtuar në pjesën e përparme të saj duke u shkrumbuar plotësisht.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: