Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë. Ngjarja është shënuar në afërsi të fshatit Çerven, teksa një makinë është përplasur me një motor.

Përplasja ka qenë e fuqishme dhe ka rezultuar fatale për drejtuesin e motorit, i cili ka ndërruar jetë, ndërsa makina tip “Benz’ ka përfunduar në kanal. Gazetari Ervis Kuçi sjell në “BalkanWeb” pamje nga aksidenti, ndërsa thekson se drejtuesi i “Benz-it” është larguar nga vendngjarja.

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 10:15 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kafaraj”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motorçikletë. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorçikletës, i cili nuk është identifikuar ende.

Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: