BERAT

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore. Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se dy mjete janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin, në fshatin Moravë.

Në pamjet që sjell në redaksinë e “BalkanWeb” gazetarja Petova shihet se mjetet janë shkatërruar, duke lënë të plagosur rëndë tre persona. Të plagosur kanë mbetur shtetasit Erjon Brahimaj, që udhëtonte në mjetin tip “Benz”, Albjon Çela, shoferi i mjetit tip “Skoda” të OSHEE-së dhe pasagjeri i këtij mjeti, Eduart Bushi.

Siç shihet nga pamjet, në aksident janë përfshirë mjeti tip “Benz 250” me mjetin e OSHEE-së. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe reparti zjarrfikës.

Nga të dhënat, raportohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar dhe me shpejtësi mjetit tip “Benz 250”, që udhëtonte nga Berati në drejtim të Urës Vakgurore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: