Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, ka thënë se tani e ndjen vetën lider te Los Blancos pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Francezi deklaroi se kur Ronaldo ishte në skuadër ai më shumë e ndihmonte portugezin që të shënonte gola, sa të mendonte për veten.

“Tani jam lider në sulm. Jam pika qendrore, më parë luaja si shtesë për Cristianon, kam qenë gjithmonë në kërkim të tij duke e ndihmua të shënonte më shumë gola”, ka thënë Benzema për France Football

“Isha në prapaskenë, tani varën nga unë që të tregoj se dua të shënoj”, shtoi francezi. 31-vjeçari tashmë ka shënuar 20 gola këtë sezon në të gjitha garat, një ma pak se Ronaldo te skuadra e Juventusit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb