Gonzalo Higuain nuk ka dyshime rreth lojtarit që duhet të fitojë “Topin e Artë”. Sulmuesi argjentinas, i cili ka luajtur me skuadra si Real Madrid, Juventus, Milan, Napoli, Chelsea dhe River Plate, zgjedh Karim Benzema si më të mirin në botë.

“E njoh Benzema që kur ishte 19 vjeç. Kemi luajtur së bashku dhe shpesh kemi luftuar për postin e titullarit, por unë mund të them vetëm fjalë të mira për të. Ai është bërë sulmuesi më i mirë në botë, e meriton ‘Topin e Artë’.

Kam patur fatin të luaj me dy portierët më të mirë në botë në 20 vitet e fundit: Buffon dhe Casillas, por kam luajtur edhe me Cristiano Ronaldon e Messin.

Nëse nuk jam i pari, mund të jem i dyti lojtar për numrin e ndeshjeve të luajtura me të dy në skuadër. Më i miri? Po zgjedh Leo Messin”, deklaroi për Tyc Sports sulmuesi i Inter Miami në MLS.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb