Karim Benzema ka trazuar edhe njëherë tjetër ujërat në kombëtaren franceze. Nuk mjaftoi vetëm mungesa në finale qoftë edhe si spektaktor, ku refuzoi edhe ftesën e presidentit Macron, apo tërheqja përfundimisht nga ekipi përfaqësues, së fundmi ai nuk ndjek askënd tjetër në rrjetet sociale, përveç 5 futbollistëve blu, Camavingan, Tchouamenin, Varane, Mbappen dhe Marcus Thuram.

Kjo hedh poshtë zërat e disa mediave që arsyeja e çarjes është Mbappe. Ndërsa konfirmohet krisja totale me trajnerin Deschamps dhe të preferuarit e tij, përfshirë Giroud, që bëri shumë mirë deri në finale të Botërorit.

“L’Equipe” bën me dije se kjo mund të jetë e mirëmenduar nga Benzema, për të krijuar një klimë përçarje brenda kombëtares franceze, për ta detyruar trajneri Deschamps të dorëhiqej dhe automatikisht do t’i hapej rruga Zidane për të marrë drejtimin e “Gjelave”.

Me Zidane në stol, Benzema është i gatshëm të rikthehej në kombëtare. Kjo është një nga arsyet pse fituesi i “Topit të Artë” nuk ka folur hapur me krisjen me Deschamps dhe me atë çfarë ndodhi realisht me dëmtimin e tij pak ditë para nisjes së Botërorit të Katarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb