Pas kryeveprës që vunë në jetë në Champions League, Real Madrid vijon të shkëlqej edhe në La Liga. “Banda” e Carlo Ancelottit të udhëhequr nga i përhershmi Karim Benzema realizuan një tjetër përmbysje fantastike, një tjetër ndeshje e çmendur, këtë herë përballë Sevilla duke mbyllur praktikisht llogaritë me titullin në La Liga.

Të “fikur” në 45 minuta e para, Real Madrid krijojë iluzionin se magjia e tyre kishte përfunduar në “Bernabeu”, në sfidën e kthimit ndaj Chelsea, teksa Sevilla realizoi dy gola të shpejtë me Ivan Rakitic dhe Erik Lamela.

Agencia Efe Multimedia 55008532617.multimedia.photos.55008532617003.file
Agencia Efe Multimedia 55008532617.multimedia.photos.55008532617003.file

Situata u përmbys me fillimin e pjesës së dytë teksa Rodrygo ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 50-të ndërsa në të 82-tën, Fernandez barazoi shifrat në 2-2. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 92-të, Karim Benzema brenda në zonë nuk fal duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhuruar Real Madrid një fitore të madhe që e dërgon në plus 15 pikë diferencën me Barcelonën dhe Sevilla.

4239053 2022 04 17t210447z 1795886779 Up1ei4h1mjxnw Rtrmadp 3 Soccer Spain Sev Mad Report
4239053 2022 04 17t210447z 1795886779 Up1ei4h1mjxnw Rtrmadp 3 Soccer Spain Sev Mad Report

Sulmuesi francez vijon momentin e tij magjik, askush nuk ka bërë më mirë se Benzema duke përforcuar ndeshje pas ndeshjes statusin e tij si favoriti kryesor për të fituar këtë sezon “Topin e Artë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb