41 gola në 41 ndeshje këtë sezon, 14 gola në Champions League, askush nuk ka bërë më mirë se Karim Benzema këtë sezon. Sulmuesi francez rezervon një vend në podiumin e “Topit të Artë” këtë sezon, një vend si favorit, të paktën deri më tani. “Dopjeta” e fundit kundër Man.City e përforcon edhe më shumë këtë status, Benzema zhvilloi një tjetër 90-minutësh të madh:

279374719 5925320257514387 5272811241059151141 N
279374719 5925320257514387 5272811241059151141 N

“Nuk e di nëse do ta fitojë ai “Topin e Artë” por pa diskutim është sulmuesi më i mirë që shoh në qarkullim. Nuk ka asnjë sulmues tjetër me cilësitë dhe efikasitetin e tij”, u shpreh Ancelotti pas ndeshjes.

279221109 5925193740860372 1776946691343191553 N
279221109 5925193740860372 1776946691343191553 N

Nga PSG te Chelsea për të vijuar te Man.City, mjaftojnë këto tre sfida për të kuptuar peshën e sulmuesin të Real Madrid. Në La Liga, në sfidën e fundit, humbi dy penallti radhazi, por ndaj City shënoi me “panenka” si për ti treguar të gjithë botës klasin e tij:

279322174 5925193720860374 1009049541478244090 N
279322174 5925193720860374 1009049541478244090 N

“Gjithnjë mendoj se nuk gjuan penallti nuk mund të humbasësh kurrë, duhet besim, të jesh gjakftohtë, unë kam shumë besim në veten time, e provova dhe shkoi mirë”, u shpreh Benzema pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb