“Tripleta” kundër PSG kishte një shije të veçantë për Karim Benzema, jo vetëm i dhurojë Real Madrid një biletë për në çerekfinalet e Champions League, por në aspektin personal do të kujtohet gjatë. Sulmuesi francez kapi kuotën e 309 golave me fanellën e bardhë duke kaluar një legjendë si Alfredo Di Stefano.

Karim
Karim

Përpara tij ndodhen tashmë vetëm dy lojtarë, Raul me 323 gola dhe C.Ronaldo me 450 gola, ky i fundit vështirë se mund të arrihet, jo vetëm nga Benzema:

“Jam krenar që jam golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Real Madrid, por nuk kam ndërmend të ndalem këtu. Dua të ëndërrojë akoma më shumë. Real Madrid tregojë se është ende gjallë dhe se nuk dorëzohemi kurrë. Duhet ti themi faleminderit tifozëve të Real Madrid të cilët këtë mbrëmje ishin me të vërtetë special”, theksoi Benzema pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb