Pas pak minutash luhet finalja e Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madrid. Sulmuesi i Los Blancos, Karim Benzema është pyetur nga gazetarët për çështjen e rikthimit te Kombëtarja e Francës, teksa ka qenë i prerë në përgjigjen e tij.

“Gjithçka ka mbaruar, tashmë ka mbaruar. Gjëja më e rëndësishme është ndeshja e ardhshme. Jam i përgatitur mendërisht. Pjesa tjetër është histori, edhe pse e vështirë. Nuk dua të flas më për Botërorin dhe ekipin francez. Do t’u përgjigjem vetëm pyetjeve për finalen e Superkupës së Spanjës” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: