Kishte gjashtë vite që priste një ftesë nga Kombëtarja por vetëm dy përpara startit të Evropianit, Karim Benzema tremb jo pak Francën. Sulmuesi pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë gjatë miqësores kundër Bullgarisë në “Stade de France”. Futbollisti i Real Madrid qëndroi në tokë pas një përplasje, stafi mjekësorë u kujdes menjëherë duke bërë që Benzema të kthej sërish në fushë pas disa minutave. Benzema ndjente dhimbje në zonën e gjurit duke e detyruar të braktiste fushës në minutën e 40-të.

202523725 Db7b7852 1d9d 4ec5 831b 78ed16660f57
202523725 Db7b7852 1d9d 4ec5 831b 78ed16660f57

Ky moment u përcoll me ankth, por për të qetësuar tifozët ka menduar vetë trajneri Deschamps: “Mori një goditje të mirë, e zëvendësuam pasi nuk dëshironim të rrezikonim. Nuk është ndonjë dëmtim serioz”, theksoi tekniku i gjelave. Franca do të luaj sfidën e parë kundër Gjermanisë në Euro2020, një përballje titanësh dhe favoritësh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb