DURRES – Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Një mjet tip “Benz” ka përplasur makinën e policisë.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb  se përplasja ka qenë shumë e fortë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Lulishtja, pranë sheshit “Pranvera”.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, por nga ngjarja ka mbetur i lënduar një efektiv policie.

Informacion paraprak.
Më datë 16.10.2017, rreth orës 13:42, tek Sheshi” Pranvera” një mjet tip Benz është përplasur me mjetin e policisë me targa MB 288 AA.

Është dëmtuar lehtë punonjësi i Policisë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku ka qenë aksidental.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: