Një grup kandidatësh për prokurorë në shkollën e Magjistraturës janë mbledhur te Poli i Drejtësisë dhe kërkojnë anulimin e fazës së parë të provimit. Reagimi i tyre vjen një ditë pas provimit të zhvilluar në këtë ndërtesë.

Problemet kanë nisur që me kohë e testimit të kandidatëve, pasi fillimisht provimi ishte paralajmëruar për në orën 08:00 të mëngjesin, ndërsa provimi ka nisur në orën 12:00. Gjysmë ore pas nisjes së tezës, pedagogët kanë tërhequr të gjitha fletët e provimit, duke shpërndarë një tezë tjetër.

Pas përfundimit të provimit, kandidatët janë futur brenda për t’u njohur me përgjigjet e testit, i cili skanohet nëpërmjet një pajisje të quajtur Skantron, nga e cila kanë dalë fitues 74 kandidatë nga 440 kandidatë në garë.

Por, një ditë më vonë (sot), Shkolla e Magjistraturës ka shpallur fitues 121 kandidatë nga 74 që u shpallën një ditë më parë me pretendimin se pajisja nuk ka funksionuar. Për të fituar të drejtën e studimit në Shkollën e Magjistraturës, një kandidat duhet të fitojë minimumi 60 pikë.

Një prej kandidatëve që një ditë më parë ishte vlerësuar me 28 pikë, gjatë ditës sotme sipas burimeve nga Balkanweb, ka fituar 58 pikë. Megjithëse nuk është shpallur fitues, marzhi i gabimit është tejet i lartë, çka ofron garanci për kandidatët e tjerë. Për këtë arsye, dhjetëra kandidatë kanë kërkuar mbrëmjen e sotme që të ripërsëritet provimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb