KORÇË

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të hënë në aksin nacional Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtemi.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se sipas informacioneve paraprake, mësohet se janë përplasur me njëri-tjetrin një mjet tip Benz me një mjet bujqësor, zetor.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është transportuar drejt spitalit rajonal të Korcës.

Gjendja e tij ende nuk bëhet e ditur, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Aksidenti i regjistruar pak minuta më parë në këtë aks ka rënduar edhe trafikun.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2021, rreth orës 12:20, pranë fshatit Vashtëmi, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M., dhe mjeti bujqësor tip traktor me drejtues shtetasin I. K., rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e mjetit tip “Benz”, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: