Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviç, ka reaguar në lidhje me refuzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për marrjen pjesë në mbledhjen e ardhshme të nismën “Open Balkan”, e cila do të mbahet më 7 dhe 8 qershor në Ohër.

Në një deklaratë me shkrim, Petkoviç tha se Kurti nuk beson në iniciativën e nisur nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, sepse ai ishte i neveritur ideologjikisht me hapjen dhe lirinë, gjë të cilën sipas tij, e konfirmon çdo ditë me politikën e tij izoluese.

“Kurti nuk dëshiron që mallrat të lëvizin lirshëm dhe njerëzit të punësohen sepse programi i tij politik dhe ekonomik është reduktuar në krijimin e një vrime të zezë në barkun e Evropës, një ishull i izoluar i rrethuar me mure nga pjesa tjetër e botës. Kurti, si fëmijë ideologjik i Enver Hoxhës me një politikë të tillë do të dëmtojë të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.

Kujtojmë se refuzimi i kreut të qeverisë së Kosovës, ka ardhur me arsyetimin se Kosova është e përkushtuar ndaj “Procesit të Berlinit”. Ai shtoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të bashkëpunojnë për të penguar Serbinë që të promovojë interesat ruse dhe kineze në vendet e rajonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb