Iryna Friz, një politikane ukrainase në kohën kur vendi i saj ndodhet në luftë ne Rusinë, ka vlerësuar përkrahjen që Kosova po ia jep Ukrainës.

Deputetja ukrainase thotë se në momentet më të vështira të vendit u pa se kush ishin miqtë e saj, ndërsa përmend vendimin e Serbisë për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ish-ministrja ukrainase, Iryna Friz kërkon që shteti i saj ta njohë pavarësinë e Kosovës, pas qëndrimit që Kosova krah Ukrainës.

“Ne duhet t’u bashkëngjitemi partnerëve perëndimorë që tashmë e kanë njohur Kosovë dhe ta njohim edhe ne. Është koha të qëndrojmë me miq, jo të luajmë me armiq. Shtetet që janë betuar për miqësi me shtetin tonë, sot zgjodhën ta përkrahin okupatorin”, shkruan ajo.

Friz ka shpërndarë një status në ‘twitter’ të  Vlora Çitakut, ndërsa shprehet se kohët e vështira treguan kush janë miqtë e vërtetë.

Friz

Citaku

Deputetja

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb