Drejtori i zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç i është përgjigjur deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila theksoi se Prishtina i ka përmbushur detyrimet e saj lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij deklarata është e pakuptimtë, pasi është Beogradi sipas tij ai që i ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij.

“Është Beogradi ai që i ka përmbushur të gjitha obligimet e tij dhe është partner i besueshëm dhe i durueshëm në procesin e dialogut, ndërsa Prishtina, përveç KPK-së, refuzon zbatimin e marrëveshjeve në fushën e energjisë, refuzon të bashkëpunojë për zgjidhjen e dialogut dhe vendos kushte të reja. E ka bërë të pakuptimtë dialogun si proces për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dhe rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka theksuar Petkoviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb