TIRANË- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka deklaruar se operacioni kundër informalitetit në ekonomi do të shtrihet edhe në tregun e barnave. Beqaj garantoi mbështetjen për luftën ndaj paligjshmërisë dhe nisjen e kontrolleve të paralajmëruar nga kryeministri Rama pak ditë më parë.

“Luftë informalitetit dhe në tregun e barnave. Qytetarët të marrin kuponin tatimor. Barnat në informalitet rrezikojnë pacientët. Veprimtaria e pandershme dëmton konkurrencën. Luftë informalitetit në sistemin shëndetësor”, tha Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë shtoi gjithashtu se barnat janë ndjeshëm më lirë se 2 vite më parë. Ai tha se këtë vit ka qenë shërbim me i mirë shëndetësor gjatë sezonit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: