TIRANE – Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte sot i pranishëm në mbledhjen e nivelit të lartë të Ministrive të Shëndetësisë të SEEHN-it me temë “Fuqizimi i sistemeve shëndetësorë për Mbulim Shëndetësor Universal me qëllim përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies”, zhvilluar ne Tirane.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë fjalës së tij tha se një nga prioritetet e qeverisë është bashkëpunimi rajonal.

“Shqipëria e konsideron bashkëpunimin rajonal një prioritet strategjik të bashkëpunimit ndërkombëtar. Gjatë dy viteve të fundit, Kryeministri Edi Rama dhe qeveria shqiptare janë shndërruar në promotorë të forcimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit rajonal, me qëllimin shndërrimin e rajonit tonë në një vend prosperiteti dhe paqeje, në një shtëpi më të mirë për të jetuar të gjithë banorët e gadishullit’, u shpreh Beqaj.

SEEHN përbëhet aktualisht nga 9 anëtarë: Shqipëria, Bosnje-Herzegovina, Bullgaria, Izraeli, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Serbia.

Mbledhja vlerësoi, gjithashtu, vizionin e qeverisë shqiptare në reformimin e sistemit shëndetësor dhe kalimin nga adresimi i sëmundjeve, në adresimin e shëndetit. Ndryshimet në ligjin anti-duhan, sipas mbledhjes, përbëjnë një aspekt të realizimit të objektivave.

Po ashtu, mbledhja vlerësoi se gjatë dy viteve të fundit, Shqipëria po jep një kontribut të rëndësishëm edhe në mbështetjen e bashkëpunimit rajonal për luftën kundër sëmundjeve infektive. Gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2015, Shqipëria ka pasur Presidencën e Rrjetit Shëndetësor të Europës Jug-Lindore, SEEHN .
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: