Partizani ka shpresa reale për Europën. Në këtë linjë mendimi është Ardit Beqiri, ish kapiteni i të kuqve, i ftuar në studion e Sport News Plus në News 24. Beqiri shprehet se nëse kryeqytetasit do kualifikoheshin për në kompeticionet europiane nëpërmjet kampionatit, do ishte diçka pozitive.

“Nëse e kanë në këmbët e veta fatin e sezonit, edhe shumë keq nuk është. Ky është pak a shumë sezoni i Partizanit, nuk pritej më shumë. Nëse e kapin Europën nëpërmjet klasifikimit, meqë dështoi në Kupë, është pozitive. Por kundërshtari është i fortë, fusha e Kukësit me stadiumin e ri pritet të jetë e vështirë.Por momenti nuk është i keq për Partizanin, sidomos pas kësaj fitoreje me Dinamon dhe mund të marrë diçka në Kukës” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: