Ish-kryeministri Sali Berisha, në prezantimin e kandidatit për zgjedhjet lokale për bashkinë Tepelenë, Baftjar Imeri, u shpreh se kandidatët e dalë nga Primaret, po garojnë në të gjithë vendin me kandidatët e Rilindjes, të cilët i quajti të inkriminuar dhe të lidhur me krimin.

Berisha shtoi se më 14 maj është në një mision kombëtar dhe historik, kundër atyre që vjedhin shqiptarët.

“Tepelena është e plaçkitur, e nëpërkëmbur, ashtu siç është e gjithë Shqipëria.
Sot ne jemi kombi që largohemi më shumë nga vendi ynë, sepse shpresa u është sosur shqiptarëve, besimi tek Shqipëria është pothuajse zhdukur.
Më 14 maj jemi në një mision historik kombëtar.
Le të firmosim në 14 maj ndryshimin e të votojmë kandidatët e Primareve, të cilët përballen sot me kandidatët e Rilindjes që në shumë variante janë jo qytetarët e parë, por të parët më të inkriminuar të bashkive të vendit, nga veriu në jug.
Duhet të ndahemi prej tyre dhe në rrafshin qytetar.
Kandidati i Rilindjes në Has emrin e kishte Beqir, Rama e paraqet në mes të Krujës me erin Halit.
Sepse Beqiri ishte arrestuar 5 herë në dy vende e për të larë krimet duhet të bëhej Halit. Por nuk është vetëm Beqiri, është vetë Edvini i arrestuar në Milano Berlin e Paris. I arrestuar për vjedhje të kampeve të refugjatëve, ikonat e vjedhura, këta janë sekt i krimit.
Kemi të bëjmë me një sekt të zhytur në krime por që ka një mungesë totale respekti për qytetarët, grup që vjen qytetarët ditë e natë e i mashtron me çdo gjë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: