BERAT – Një 18-vjeçar në Berat ka goditur efektivët e policisë, gjatë kohës që ata po e shoqëronin në komisariat për të sqaruar kallëzimin që kishte bërë një shtetas në adresë të tij.

Burime nga policia e Beratit bëjnë të ditur se 18-vjeçari F.S, do të përballet me drejtësinë për akuzës e kundërshtimit të forcave të policisë, pasi goditi efektivët duke kundërshtuar shoqërimin e tij në komisariat.

Sipas policisë, i riu dyshohet se ka kanosur një shtetas dhe për këtë arsye do të shoqërohej në ambientet e policisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb