Ka një marrëveshje Mogehrini-John Bolton-Soros për ndarjen e Kosovës, sipas analistit Berat Buzhala. Ai thotë se ka mësuar nga burime të brëndshme nga negociatat se një marrëveshje ekziston edhe ndërmjet Thaçit dhe Vuçiç për këmbim territoresh.

“Ironikisht, është pika e vetme në planet kur Soros ekziston në një linjë të njëjtë me një pjesë të administratës së Trump, saktësisht me John Bolton kundështar i pavarësisë së Kosovës. Atje në SHBA janë në luftë të përjetshme por këtu në Kosovë janë në të njëjtën linjë. Pra për ndarje të Kosovës dhe këmbim të territoreve ekziston një mirëkuptim midis Mogherini-t, John Bolton dhe Soros.

Këtë e kam edhe nga burime të brendshme nga negociatat që bëhen. Është ekskluzive dhe është hera e parë që po e them se ka ndoshta marrëveshje edhe midis Thaçit dhe Vuçiç për këmbim territoresh. Çfarë ka mbetur pa u definuar është vetëm statusi që do të ketë pjesa veriore e Mitrovicës. Gjasat janë që do ta ketë Berçkos së Bosnjes…  pra një status i administruar nga të gjitha palët.

Gjatë janarit, shkurtit e deri në fillim të marsit besoj do ta kemi një draft të shkruar të kësaj marrëveshje që do ti hidhet si një bombë e madhe klasës politike në Kosovë. Unë jam i bindur se kjo po behët jo për ta qetësuar rajonin por për ta destabilu atë,. Gjithçka po bëhe kohët e fudnit është me qëllim për ta dobësuar BE-në”, tha Buzhala. Ai beson se kjo marrëveshje do të refuzohet nga klasa politike e Kosovës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: