BERAT- Pas disa orë kërkimesh polumbarët kanë gjetur trupin e 17-vjeçarit të mbytur ditën e djeshme në lumin Osum në Berat. Kërkimet për trupin e 17-vjeçarit Ridvan Broka kanë vijuar gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme, deri në orën 01:30 të mëngjesit të sotëm por pa asnjë rezultat, duke rifilluar ditën e sotme. Trupi i Brokës u gjet emsditën e sotme rreth 200 metra larg vendit ku ishte mbytur

Mbrëmjen e djeshme, vetëm disa minuta pas ngjarjes, policia ka mundur të nxjerrë nga ujërat e lumit Osum trupin e 15-vjeçarit, Luan Demiraj, i cili u mbyt teksa po lahej bashkë me shokun e tij.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pllakat” në Berat, ku dy adoleshentët kishin shkuar për t’u larë, por nuk kanë arritur të dalin prej andej. Dy të rinjtë kanë qenë vetëm dhe kjo ka bërë që askush të mos mundte të ndërhynte.

Zona ku ka ndodhur mbytja karakterizohet nga gropa të thella dhe baltë, çka mund të ketë sjellë mbytjen e të rinjve.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb