Berat Gjimshiti është zyrtarisht lojtar i Atalantës. Mbrojtësi kuqezi pasi ka kryer vizitat mjekësore ditën e sotme ka firëmosur me ekipin e Bergamos. Lajmi është bërë i ditur përmes sajtit zyrtar të skuadrës italiane.

Gjimshiti do të mbajë fanellën me numër 55, ndërkohë që klubi nuk ka treguar detaje të tjera për transferimin e lojtarit. Por sipas shtypit italian flitet që ka nënshkruar një kontratë 3 vite e gjysmë për një shumë 250 mijë euro në sezon.

Prezantimi i mbrojtësit kuqezi në sajtin zyrtar të Atalantës.
“Lindur në Zyrih më 19 shkurt 1993, Gjimshiti është rritur te ekipet e moshave të FC Zyrihut, duke debutuar në vitin 2011 në skuadrën e parë. Në SuperLigën zvicerane ka luajtur 110 ndeshje, duke shënuar 5 gola. Përveç kësaj, me FC Zyrihun ka luajtur edhe 11 ndeshje dhe ka shënuar një gol në Europa League.

“Gjimshiti ka mbrojtur ngjyrat e Kombëtares zvicerane U21, para se të bëhej pjesë e kombëtares shqiptare, me të cilën debutoi si titullar më 14 shtator 2015, kundër Danimarkës. Në kombëtare ka luajtur 6 ndeshje dhe ka shënuar një gol, duke dhënë kontributin e tij në kualifikimin historik të Shqipërisë për në Kampionatin Europian që do të zhvillohet këtë verë në Francë”.

(m.k/PanoramaSport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: