Edy Reja, në prag të miqësores me Republikën Çeke, zgjodhi Berat Gjimshitin në konferencën për shtyp. Mbrojtësi kuqezi tregoi armën e fortë të Kombëtares, por kërkoi përqendrim nga të gjithë.

“Duhet të përmirësohemi shumë, por kemi bërë paraqitje pozitive. Janë shumë lojtarë me shumë cilësi te Çekia, por besoj se do t’ia dalim mbanë për të fituar ndeshjen.

Vendos trajneri cili do të luajë, dhe ai që do të luajë e sigurt që do të jetë 100% në formë, dhe nëse jemi të përqendruar, do të arrijmë te fitorja.

Në stërvitje çdo lojtar merr besimin, çdo lojtar ka stilin e vet të lojës. Çdo lojtar ka edhe planin ofensiv që nis nga mbrojtësat. Neve na jep shumë siguri në fushë grinta, gjithashtu është në venat tona ajo që na identifikon neve si shqiptarë dhe që gjithmonë do të japim maksimumin në fushë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb