Nëse ka një futbollist tjetër përveç Brojës nga Kombëtarja shqiptare që po bën shumë mirë në këtë periudhë ai është Berat Gjimshiti. Titullar i padiskutueshëm në radhët e Atalantës dhe protagonist madje së fundmi edhe me gola, siç ndodhi ndaj Olympiacos në Europa League, teksa shënoi dy herë.

Kjo ka ngjallur kureshtjen e shumë klubeve, ku bie në sy interesimi nga kampionët në fuqi të Italisë. Inter kërkon të rinovojë repartin e prapavijës gjatë verës duke parë largimet e Kolarovit dhe Ranokias, gjithashtu edhe shitjes të De Vrij drejt Premier League.

Mediat italiane e kanë përmendur Gjimshitin si një prej alternativave të zikaltërve. Kontrata e futbollistit me Atalantës skadon në qershor të vitit 2023 dhe klubi bergamask do preferonte ta shiste një vit me herët sesa ta linte të largohej me parametra zero.

Gjimshiti

Kartoni i Gjimshitit vlerësohet rreth 15 milionë euro, por në këtë operacion mund të futen dhe lojtarë të tjerë si Lorenzo Pirola apo Andrea Pinamonti. Kalimi tek Interi do të shënonte kulmin e karrierës së Berat Gjimshitit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb