Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti po kalon momente të mira në kampionatin e Italisë me skuadrën e Atalantës, ndërsa në ndeshjen e fundit la gjurmë me golin e shënuar ndaj interit në fitoren 4-1.

Mediat sportive italiane raportuan se Gjimshiti ka rinovuar të paktën edhe për një sezon kontratën me skuadrën zikaltër.

Trajneri i Atalantës Gasperini raportohet se ka këmbëngulur në idenë për të mbajtur shqiptarin, sepse talenti dhe puna janë elementë që flasin vetë.

Mbrojtësi i Kombëtares u largua ditë më parë  nga grumbullimi, ndërsa mbrëmë nuk ishte në “Elbasan Arena” në miqësoren përballë Uellsit të Gareth Bale.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb