BERAT- Hynë për t’u larë në lumin Osum, mbyten dy adoleshentët. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në vendin e quajtur ‘Pllakat’, në kufi mes fshatit Vodicë dhe Beratit.

Dy fëmijët, të moshave 15 dhe 17 vjeç ishin zhdukur në vendin e njohur ‘Pjeshkoret’.
Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën menjëherë në vendin ku po laheshin dy djemtë dhe nisën kërkimet për gjetjen e trupave të tyre.

Pas kërkimeve të pëlumbarëve dhe forcat RENEA, u bë e mundur gjetja e njërit prej trupave, përkatësisht 15-vjeçari me inicialet L.D, ndërsa vijon kontrolli për nxjerrjen nga ujit të viktimës tjetër, 17-vjeçarit Ridvan Broka. Burime nga blutë e Beratit pohuan se identifikimi i trupit të pajetë të adoleshentit u bë nga familjarët dhe shokët e tij në morgun e spitalit.

Ndërkohë, pranë vendit të ngjarjes, në anë të lumit policia pas kërkimeve të bëra gjeti celularët dhe atletet e dy djemve. Ndërkaq, familjarë të Brokës së bashku me pëlumbarët vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 17-vjeçarit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: