BERAT- Fadromat e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kanë zbarkuar prej disa ditësh në qytetin e Beratit, për të realizuar punën për shembjen e një objekti. Pas punës paraprake, shembja e objektit 4-katësh është bërë e mundur ditën e sotme nga IKMT-ja me shpërthim të kontrolluar.

Objekti 4-katësh, i cili u shemb mesditën e sotme, ndodhej në lagjen e vjetër të “Mangalemit” në breg të lumit Osum.

Gjatë punës paraprake për shembjen e këtij objekti, specialistët e IKMT-së realizuan hapjen e 350 vrimave në trupin e objektit ku u vendos lënda eksplozive.

Si pasojë e shëmbjes së objektit, në zonën përreth u krijua një re tymi, ndërsa banorët e banesave aty pranë u njoftuan për të marrë masa për të mos u dëmtuar objektet e tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb