BERAT – Izraeli ka nderuar sot një politikan shqiptar për kontributin e tij në forcimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri z. David Cohen, në emër të Ambasadës së Izraelit, ka nderuar kryebashkiakun e Beratit, Fadil Nasufin, me titullin e mirënjohjes për kontributin e tij të veçantë në fuqizimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Izraelit dhe veçanërisht në ruajtjen, identifikimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të komunitetit hebre në Berat.

Lajmi u bë i ditur nga burimet zyrtare të kësaj bashkie. Po ashtu, mbasditen e sot, të pranishmit vizituan edhe çerdhen nr.1 në lagjen “30 Vjetori” , punimet për rehabilitimin e së cilës u kryen me mbështetjen e Ambasadës së Izraelit në Shqipëri dhe Bashkisë Berat, nën kujdesin e Zonjës së Parë Odeta Nishani. Punimet do të vazhdojne për rehabilitimin e plotë të saj edhe në vitin 2015.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: