BERAT- Një fëmijë dy vjeç ka mbetur i aksidentuar rëndë në qendër të qytetit të Beratit. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në vendin e njohur “Ura e varur”.

Mësohet se automjeti ka qenë me shpejtësi gjatë momentin që ka ndodhur aksidenti. Ndërkohë, sapo u njoftuan për rastin forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet.

Sakaq, fëmija, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u dërgua me urgjencë në spitalin Rajonal të Beratit, e më pas u nis për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: