BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas për “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”.

4 prej tyre u arrestuan për drejtim automjeti pa leje drejtimi dhe 1 shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Në këtë kuadër janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore për parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor dhe si rezultat janë arrestuar shtetasit:

●Eglison Llapushi, 20 vjeç, banues në Kuçovë,
●Kudret Sheti, 32 vjeç, banues në Berat,
●Lulëzim Haxhiu, 38 vjeç, banues në Kuçovë,
●Bashkim Grymshi, 21 vjeç, banues në Kuçovë,
●Edmond Metushi, 41 vjeç, banues në Kuçovë.

Edhe gjatë fundjavës do vijojë puna për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: