BERAT- Një 73-vjeçar është mbytur në lumin pranë fshatit Arrëz në Berat. Burime nga policia lokale bënë me dije se Petrit Zoto është gjetur i pajetë nga pëlumbarët.

Sakaq, familjarët e të moshuarit kishin denoncuar një ditë më parë zhdukjen e tij. Ndërkohë, forcat e rendit po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: